Spitali pa rrymë, antibiotikë, shtretër e sapunë: Nuk do të besoni se me çfarë operohen pacientët (Foto)

Ndikimi i kolapsit ekonomik të Venezuelës mbi popullin e saj, është pothuajse i pamundur të shpjegohet me fjalë.
Por këto imazhe shokuese brenda spitaleve, deri diku mund të shpjegojnë gjendjen ekonomike të këtij vendi, transmeton Express.

Qendrat shëndetësore janë në krizë të thellë, kurse imazhet e tyre flasin më së miri për gjendjen e tyre

1_1476802707-6388738

Spitalet në këtë vend madje nuk posedojnë as gjëra elementare siç janë sapuni, antibiotikët, rryma, dorezat dhe fotografitë e rëntgenit, dhe për këtë kirurgët po e kanë të vështirë të mbajnë të gjallë pacientët.

2_1476802716-8532453

Fotografitë e shkrepura nga fotografi i Neë York Times, Meridith Kohut, flasin më së miri për qendrat shëndetësore më famëkeqe, derisa presidenti i këtij vendi Nicolas Maduro, pretendon se kombi socialist ka sistemin më mirë në botë shëndetësor.

3_1476802826-9327338

Spitali “Luis Razetti” pranë portit Barcelona, i ngjan më shumë një zone ku janë zhvilluar luftime të ashpra.

Pacientët mund të shihen duke u ballafaquar me probleme të ndryshme, siç janë shtretërit e thyer dhe trupat e tyre të mbuluar në gjak, ku për ditë të tëra nuk u janë pastruar plagët.

4_1476802851-2912679

Por ata duhet të ndihen me fat, pasi në shumicën e rasteve qëndrojnë të shtrirë në dysheme të papastër, dhe të mbuluar në gjak nga intervenimet e mëparshme kirurgjike.

Fëmijët qëndrojnë të shtrirë në kuti kartoni, pa ushqim, ujë dhe barna. Sipas një raporti të publikuar së fundmi, së paku shtatë fëmijë vdesin në ditë në këto spitale. Por ajo çfarë u vështirëson atyre me shumë jetën, është mungesa e energjisë elektrike, pajisjet funksionale dhe barnat.

5_1476803011-5231964

Dy burra të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike në këmbë, në mungesë të pajisjeve adekuate për të mbajtur këmbën në ajër, janë detyruar të modifikojnë pajisjet duke i rregulluar me shishe dhe kova uji.

Temat
Shëndet

Të afërta