Shoqja e ngushtë e Kim rrëfen si e përjetoi ngjarjen e Parisit (Foto)

Chrissy Teigen ishte shqetësuar tej mase kur kishte dëgjuar se shoqja e saj, Kim Kardashian, ishte mbajtur me armë dhe i ishin grabitur stoli në Paris.

Modelja, e cila është e martuar me John Legend (i cili është po ashtu shok i mirë me Kanye West), në një prononcim për Us Weekly ka treguar për reagimin e saj kur e kishte marrë lajmin, raporton Telegrafi.

“Isha vërtet e frikësuar. E dija se diçka e keqe kishte ndodhur kur e pashë atë video duke vrapuar (Kanye West) nga skena (në Festivalin në Meadows)…

“Ai nuk është nga ata që bëjnë gjëra të tilla. E di që zemra mu ndal dhe kur e dëgjova gjithë ngjarjen, ishte shumë e frikshme. Mund t’i kishte ndodhur kujtdo”.

chrissykim1

Temat
Showbiz

Të afërta