Në Lagjen e Trimave nis asfaltimi i rrugës së dëmtuar gjatë konfliktit

Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në Lagjen e Trimave në Kumanovë, e cila ishte dëmtuar gjatë aksionit policor të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar....
lagjja-e-trimave-rruga_1476803402-892481

Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në Lagjen e Trimave në Kumanovë, e cila ishte dëmtuar gjatë aksionit policor të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar.

Banorët thonë se tashmë disa vite presin asfaltimin e kësaj rruge raporton Alsat-M.

“Ka disa vite që jemi në pritje, mirëpo si duket do të kryhet. Kanë filluar me punë që nga dita e shtunë, sipas kohës edhe punimet janë duke shkuar në rregull sepse disa ditë pate mot me shi”

“Kanë filluar me punuar dhe me rregulluar, tash për tash nuk ka kurrfarë problemi edhe po e bëjnë punën mirë, janë duke punuar pandërprerë”

“Po ma merr mendja se deri ka fillimi i javës që vjen duhet të kryhet kjo rrugë”

“Puna është duke shkuar mirë dhe me rregull”

Nga Komuna njoftuan se asfaltimi i rrugës në Lagjen e Trimave do të përfundojë brenda dhjetë ditëve.

Temat
Rajon

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com