“Mendjemëdhenjtë” e Instagramit: sa më pak të ndjekësh, aq më i madh je (Foto)

Sigurisht që Instagram-i është kthyer në rrjetin social më të rëndësishëm të showbiz-it. Çdo personazh publik e trajton dhe e mirëmban profilin në Instagram njësoj si ta kishte shtëpinë e vet, kjo sepse edhe shumica e fansave të tyre gjejnë mundësinë për të komunikuar e për të njohur sa më shumë nga përditshmëria e tyre, pikërisht nëpërmjet këtij rrjeti social.

Edhe personazhet shqiptare, njësoj si ato të huaja, e kanë kapur idenë e Instagram-it duke i dedikuar një pjesë të mirë të ditës së tyre pikërisht këtij rrjeti social.

Ata postojnë, komunikojnë, komentojnë dhe krijojnë rrjetin e tyre të fansave dhe të shpërndarjes së lajmeve aty.

Por së fundmi është vënë re një tendencë paksa e çuditshme e disa prej këtyre figurave të showbiz-it shqiptar, të cilët, edhe pse kanë një numër shumë të madh personash që i ndjekin, ata vetë preferojnë të bëjnë “follow” (ndjekin) shumë pak ose fare. Disa nga këta emra, që edhe spikasin më tepër në ndjekjen e këtij trendi, janë:

Noizy (i cili nuk ndjek asnjë që prej sherrit me Cozman),

Enca (e cila ndjek vetëm 95 persona, edhe pse atë e ndjekin 1 milion e 200 mijë të tjerë),

Morena Taraku (ndjek vetëm 188, edhe pse ka më shumë se 500 mijë ndjekës),

Alban Skënderaj (ndjek vetëm 37 ndjekës, edhe pse e ndjekin 165 mijë) dhe

Rezarta Shkurta (e cila ndjek vetëm faqen zyrtare të kompanisë së saj). Lind pyetja:

Pse kjo zgjedhje e këtyre personazheve, kur në fakt ata janë mjaft të dëshiruar dhe kërkuar nga publiku?

Pse gjithë kjo mendjemadhësi, nëse mund ta quajmë të tillë? Sigurisht që jetojmë në epokën dixhitale, ku forca dhe influenca jonë matet edhe nëpërmjet bujës, ndjekjeve dhe pëlqimeve në rrjete sociale, aq më tepër kur bëhet fjalë për personazhe

publike. Por sa e nevojshme është kjo “mendjemadhësi” dhe mungesë modestie e këtyre personazheve, sidomos atyre shqiptarë, që në fakt, përveç talentit të tyre dhe disa përfitimeve prej këtij talenti bëjnë pothuajse të njëjtën jetë si çdo shqiptar tjetër?

Të madh nuk të bën as numri i atyre që ndjek në Instagram dhe as “ngushtimi i rrethit” të atyre që pëlqen “t’ua varësh” në rrjete sociale.

Të madh të bën të qenit modest dhe të ruash thjeshtësinë edhe në çastet e tua më të suksesshme.

Kjo sigurisht nëse arsyeja e këtyre personazheve që kanë ndjekje maksimale dhe ndjekin shumë pak veta është thjesht në kuadër të “mendjemadhësisë”, sepse nëse fshihet një arsye tjetër personale, kjo më pas mbetet për t’u diskutuar

Temat
Showbiz

Të afërta