Ky truk me maskara do t’ju shndërrojë në divë glamuroze për vetëm tre sekonda

Kur një yll hollivudian dhe gjithsesi njëra ndër femrat më të bukura të botës trukun e vet e ndan me adhurueset e veta, dhe vetvetiu me të gjitha femrat...
am_b_fam_metimefornewmums_wp

Kur një yll hollivudian dhe gjithsesi njëra ndër femrat më të bukura të botës trukun e vet e ndan me adhurueset e veta, dhe vetvetiu me të gjitha femrat e botës, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i hapim veshët dhe sytë.

Fjala është për Jessica Alba-n, aktore e cila fare pa grim duket tepër e bukur, por e cila për raste të veçanta dëshiron që të rregullohet gjithsesi.

Sekreti i saj është i lidhur me produktin pa të cilin shumica e femrave nuk dalin nga shtëpia, pra fjala është për maskaranë, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju duhet është maskara të cilën gjithsesi e përdorni, mirëpo tani duhet që ta përdorni në një mënyrë pak më ndryshe se sa që e keni bërë deri tani.

j

Në vend që këtë shkopth magjik ta kaloni nëpër qerpikë në mënyrë të qetë, përpiquni të kundërtën: mbani qetë brushën dhe drejt dhe kaloni qerpikët tuaj nëpër të!

Jessica kështu vë maskara për shkak që mendon që për duart jostabile ky produkt kryesisht i zi mund të lyhet nëpër kapakë të syve dhe përreth, mirëpo kur mbani brushën në vend (pa e lëvizur) – mund të arrini shumë më tepër nga ky produkt i adhuruar për grim.

Me fjalë të tjera, lërini qerpikët të bëjnë punën e vet!

Temat
Fun

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com