Analizë: Dy ‘autogolat’ e Vetëvendosjes!

Drejtuesit e kësaj force politike opozitare të cilët më shumë se për çështje konkrete, preferojnë të merren me ato të nivelit kombëtar, në të dy rastet kanë marrë edhe komentet më negative të mundshme nga qytetarët e Kosovës.

Me 5 shtator ishte Visar Ymeri, kryetar i Vetëvendosjes i cili në prag të ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, uroi dhe i dëshiroi suksese kombëtares shqiptare në futboll.

“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. Përpara Shqipëri!”.

Ky ishte komenti i Ymerit, për të cilin ‘u kryqëzua’ nga mijëra komentues, pasi atë ditë ai në llogarinë e vet në facebook nuk përmendi me asnjë fjalë edhe Kosovën, e cila për herë të parë luante me Finlandën, raporton lajmi.net.

Komente në llogarinë e Ymerit në FB me 5 shtator 2016

zkp-1-2-3

Atë ditë, Kosova në futboll ndeshej si e barabartë me shtetet e tjera në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Nga rreth 2. 500 komente të bëra në këtë postim, shumica absolute e tyre ishin kundër kësaj qasjeje të Ymerit.

“Unë bija yte Kosovë. Më vjen turp që ua kam dhënë votën”, shkruante një komentuese në mesin e mijëra të tjerëve. “Eu mjer partia që ta ka”, shkruante një tjetër, raporton lajmi.net.

Ndërkohë, shumë prej komenteve të tjera ishin fyese dhe sharje për këtë injorim që i bënte ekipit të Kosovës në futboll.

Megjithëkëtë, ndoshta më i rëndë sesa komenti i Ymerit është ky i sotmi i Boiken Abazit.

Abazi është një tiranas që vetëm në Prishtinë ka gjetur vend dhe hapësirë të duhur që të merret me patriotizëm.

“Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga “Nëna Shqipëri” te krijimi i një nëne të re, pra “Nëna Kosovë”, që lind “kombin” kosovar, e anashkalon faktin se “Nëna Kosovë” ka për “babë” Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist”.

Komente ndaj Abazit në llogarinë e tij në FB sot me 18 tetor 2016

lufta-boterore-620x330-2

Ky është komenti i Abazit, ndaj të cilit pasuan shumë komente me sharje e fyerje ndaj tij.

“Turp”, I shkruan një komentuese. “Po të ishe aq i dishëm për çështjen shqiptare, se kush është “nëna e kush është” baba”, së pari i kishit rregulluar paksa punët tuaja më mirë, e jo të vazhdoni të jeni turpi i botës pas më shumë se një shekull shtet”, shkruan ndër të tjera një komentues tjetër.

“Ti nënë e banë i ke grek”, shkruan duke fyer një komentues tjetër.

Duke e parë ka bërë një gafë të madhe, gjashtë orë më vonë Abazi përpiqet ta sqarojë atë që ka dashur të thotë, por duke marrë sërish një varg përplasjesh me komente.

Sidoqoftë, kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që më shumë se kushdo tjetër, Lëvizjes Vetëvendosje i bëjnë dëm drejtuesit e saj.

Temat
LajmeVend

Të afërta