Përmbledhjet e sondazheve të CNN-it, nxjerrin Clinton fituese

E nominuara e demokratëve për president, Hillary Clinton, po udhëheq në garën me rivalin e saj republikan, Donald Trump, për 8 për qind, bazuar në sondazhet e fundit të CNN, që dolën sot
Mesatarja e sondazheve të përgjithshme tregon se Clinton ka mbështetjen e 47 për qind të votuesëve, ndërsa Trump 39 për qind; kandidati liberal Gary Johnson, 7 për qind; i nominuari i Partisë së Gjelbër ka marrë vetëm dy për qind, raporton CNN, transmeton Express

Rezultati i këtyre sondazheve të përgjithshme është përmbledhje e rezultateve të katër sondazheve më të mëdha, të cilat e autorizojnë CNN’in për publikim.
Sondazhet e përgjithshme nuk kanë ndonjë gabim në mostra, raporton CNN, transmeton Express
Kjo përmbledhje e sondazheve përfshin sondazhet e “The NBC news”, te mbajtura nga 10 deri më 13 tetor; “The Washington Post”, të mbajtura në po të njëjtat ditë; “The Fox News”, të mbajtura nga 10 deri më 12 tetor dhe të “the G.W. Battleground”, të mbajtura nga 8 deri më 13 tetor.

Temat
BotëLajme

Të afërta