Pacientët me më pak të drejta

Organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë në bashkëpunim me UNDP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë sot në Prishtinë i ka filluar punimet konferenca rajonale dy ditore me temën: ”Mbrojtja e të drejtave të pacientëve-sukseset dhe sfidat”.

Duke përshëndetur punimet e kësaj konference, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha se ajo paraqet një përvojë të re në relacionet midis pacientëve, përkatësisht shoqatës që mbron të drejtat e tyre me institucionet dhe qytetarët, ndërkohë që theksoi faktin se MSh ka krijuar hapësirë që PRAK të jetë e kyçur aktivisht në mekanizma të shumtë institucionalë shëndetësor, për të fuqizuar të drejtat e pacientëve dhe për të siguruar trajtimin sa më të mirë të tyre me rastin e marrjes së shërbimeve shëndetësore.

Kurse, Besim Kodra, përfaqësues i PRAK, ka bërë një prezantim të zhvillimit të kësaj shoqate prej themelimit të saj më 2013 duke theksuar se, fakti që institucionet shëndetësore kanë pranuar që një organizatë e pavarur të jetë edhe fizikisht brenda tyre, tregon për një bashkëpunim të mirë, por që për këtë organizatë tek tani fillon puna e madhe, pasi që, monitorimi i deritanishëm prej tyre tregon se janë identifikuar probleme të shumta si mungesa e barnave, kushtet higjienike jo adekuate në nivele të ndryshme, listat e gjata të pritjeve, gabime mjekësore dhe aparaturë jo adekuate, të cilat ndikojnë në (mos) realizimin e plotë të drejtave të pacientëve në Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Temat
LajmeVend

Të afërta