Mos fryni aty ku s’ka zjarr!

Kryeministri Rama nuk ka folur “për Kosovën” në Serbi, por “në interes të Kosovës”. Kështu ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë dhënë “Zërit”.

Për më tepër, sa i përket deklaratave të fundit të disa akterëve në Kosovë rreth “paternalizmit” të Shqipërisë ndaj Kosovës, ambasadori Minxhozi ka bërë thirrje për qetësi dhe racionalitet e të mos i fryhet “një zjarri, i cili nuk ekziston”

Shqipëria nuk ka kurrfarë qëllimi që të marrë rol paternalist ndaj Kosovës. Për më tepër Shqipëria e dëshiron marrëdhënien e ndërsjellë me Kosovën si dy shtete të pavarura.

“Kryeministri Rama nuk foli në emër të Kosovës, por në interes të Kosovës. Ma do mendja që është një lapsus, i cili mund të jetë përcjellë nga akterë të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka institucionet e veta, është një shtet i pavarur, një shtet demokrat, është një shtet sikur edhe Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë që Rama nuk mund të flasë edhe për interesat e Kosovës, interesat e Shqipërisë apo të gjithë rajonit”, ka thënë ambasadori Minxhozi.

Duke bërë thirrje për kujdes dhe racionalitet, ambasadori Minxhozi ka folur edhe për izolimin e Kosovës, raportin ekonomik dhe politik në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, njohjen e saj nga Serbia, shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe shumë çështje të tjera. /Zëri/

Temat
LajmeVend

Të afërta