Edhe AAK-ja del kundër Edi Ramës: Nuk është i autorizuar që të na pajtojë me Serbinë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me vizitën e fundit në Beograd të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka...

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me vizitën e fundit në Beograd të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Shqipërisë për dialogun me Serbinë.

“Edhe në diskutime private me të, por edhe publikisht jam në përputhje të plotë me ministrin e shtetit te Kosovës për këtë qëndrim. Kosova është shtet në vete dhe nuk e ka autorizuar asnjë kryeministër, e as Rama, që të marr rolin e pajtuesit me Serbinë”, ka shtuar më tutje Berisha.

Postimi i plotë:

ENVER HOXHAJ, Ministri i Jashtëm i Kosovës

“Nuk na duhet ndihma e Shqipërisë për dialogun me Serbinë.”

KOMENT:

Edhe ne diskutime private me te, por edhe publikisht jam ne ne perputhje te plote me ministrin e shtetit te Kosoves per kete qendrim. Kosova eshte shtet ne vete dhe nuk e ka autorizuar asnje kryeminister, e as z. Rama, qe te marr rolin e pajtuesit me Serbine. Ne fakt, ky qendrim korrekt i ministrit te shtetit, duhet te jete nje mesim per te dhe partin e tij – PDKne, e cila ne vend qe te fuqizoj institucionet shteterore dhe ne vend qe te forcoj raportet e bashkepunimit me partite politike ne parlament per tema shteterore, ata kerkonin qe permes veprimeve te njeanshme dhe raporteve me qeverine Rama te vene ne hije opoziten, nje strategji teresisht e gabuar. Paparashikushmeria e qeverive shqiptare ne raport me Serbine, eshte nje karakteristike qe ka percjellur ne pothuajse nje shekull , dhe politika e shtetit te Kosoves duhet te jete e kujdesshme. Ajo cfare besoj e ka te qarte ministri z, Hoxhaj, eshte se Kosova de facto nuk ka kryeminister dhe kjo paraqet nje hendikep te madhe per ne.

Temat
LajmeVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com