Ankthi, sëmundja më e përhapur në moshat e reja, ja se si mendohet të kurohet (Foto)

Ankthi dhe paniku janë sëmundjet më të përhapura dhe po bëhen edhe më të zakonshme kohët e fundit. Sipas një raporti, ankthi dhe frika po bëhen gjithnjë e më...

Ankthi dhe paniku janë sëmundjet më të përhapura dhe po bëhen edhe më të zakonshme kohët e fundit.

Sipas një raporti, ankthi dhe frika po bëhen gjithnjë e më të përhapura në SHBA, madje duke lënë pas edhe sëmundjet e kancerit.

Bëhet fjalë për çrregullimin e përgjithshëm të gjendjes emocionale, ankthin social dhe çrregullime të panikut të cilat thuhet se prekin rreth 18% të popullsisë mbi moshën 18 vjeç, duke i bërë kështu sëmundjet më të zakonshme.

Ankthi, sipas statistikave, ka kaluar edhe depresionin pasi më shumë se 50% e studentëve në universitete vizitojnë klinikat dhe raportojnë sëmundjen e ankthit.

Universiteti Qendror i Floridas është duke testuar një aplikacion të ri online të quajtur “Tao Connect”, për trajtimin e ankthit.

Ai përfshin një program rreth sjelljes dhe i lejon nxënësit të kryejnë një videokonferencë me një terapist.

Programi, i zhvilluar me mbështetje nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), pretendon se mund të ofrojë “trajtim efektiv më të shpejtë dhe gjysmën e kostos së përgjithshme sesa trajtimi tradicional ballë për ballë”.

Një pikë kyçe e kontrollit të ankthit janë dietat dhe ushtrimet e frymëmarrjes.

Temat
Shëndet

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com