Ministria e Arsim Bajramit e fshiu nga harta Malishevën (Foto)

Në hartën e librit të Edukatës Qytetare të klasës së VI, nuk figuron askund Komuna e Malishevës.
Në hartën e këtij teksti mësimor nuk ndodhet Malisheva si dhe ka gabime të emërtimeve të disa komunave, për ketë arsye Drejtoria për Arsim dhe Edukim, në Komunën e Malishevës i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit nga e cila ka kërkuar që të bëhet shqyrtimi dhe ribotimi i librit për klasën e gjashtë.

Reagimi i komunës së Malishevës ka ardhur pas reagimeve të prindërve dhe vet nxënësve, të cilët përmes rrjeteve sociale, e kanë prezantuar këtë gabim skandaloz të këtij teksti mësimor.

“Bazuar në shfrytëzimin e teksteve mësimore nga ana e nxënësve dhe komunitetit shkollor kërkojmë nga autoriteti i juaj, të bëni të mundur shqyrtimin e ribotimit të librit për klasën e gjashtë të lëndës së Edukatës Qytetare. Këtu është bërë një gabim profesional dhe programor. Komuna e Malishevës është fshirë komplet nga Harta e Kosovës në përmbajtjen e këtij libri- Fletore e Punës”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e komunës së Malishevës.

Komunikata e plotë:

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim, këtë të premte, përmes një shkrese drejtuar Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji (MASHT), kërkon sqarim dhe korrigjuar Autorizimin e botimit të tekstit “Fletore e punës” së lëndës Edukatës Qytetare të klasës së VI. Vendimi Nr.590/02-1, të datës 06.04.2007, botues “Libri shkollor‘‘, fletore pune e cila ka lëshuar gabime profesionale dhe programore.

Kjo shkresë, i është drejtuar Ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit, Alush Istogut. U.D i Sekretarit të MASHT, Avni Rexha-Udhëheqës i Divizionit për arsim të përgjithshëm, Fetah Kasumit-Zyrtar i arsimit të mesëm të ulët

“Bazuar në shfrytëzimin e teksteve mësimore nga ana e nxënësve dhe komunitetit shkollor kërkojmë nga autoriteti i juaj, të bëni të mundur shqyrtimin e ribotimit të librit për klasën e gjashtë të lëndës së Edukatës Qytetare. Këtu është bërë një gabim profesional dhe programor. Komuna e Malishevës është fshirë komplet nga Harta e Kosovës në përmbajtjen e këtij libri- Fletore e Punës. Duke ditur që MASHT është institucioni më kompetent në trajtimin dhe autorizimin e përmbajtjeve të teksteve shkollore, kërkojmë nga autoriteti i juaj të merrni masat e duhura, të korrigjoni këtë gabim profesional dhe programor të autorizuar për nxënësit e klasës së gjashtë.

Kjo fletore pune (botimi i shtatë), është e shkruar nga autorja Shqipe Gashi, recensentë: dr.Demë Hoti dhe Azem Azemi, redaktor: Bajram Shatri, kryeredaktor Refik Bekteshi. Tekstin e lejon Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë me Vendim nr.590/02-1, të datës 06.04.2007. Botues “Libri shkollor.

Fshirja nga harta e Kosovës e komunës së Malishevës është lëshim profesional, etik e programor, që i bëhet Fletores së Punës të lëndës Edukatë Qytetare, dedikuar për nxënësit e klasës së gjashtë. Komuna e Malishevës ka identitetin e saj territorial, dhe statusin e saj të bazuar edhe në Kushtetutën e vendit tonë.

Duke vlerësuar këto kërkojmë nga autoriteti i juaj të merrni masat e duhura të evitoni dhe korrigjoni përmbajtjen e këtij teksti mësimor të lëndës Edukatë Qytetare. Po ashtu ta përdorni ndikimin tuaj, që këto gabime të hiqen njëherë e përgjithmonë nga tekstet shkollore dhe fëmijët tanë të mësojnë drejt, se cilat janë komunat e Kosovës”, thuhet në shkresën drejtuar MASHT-it.

Kjo kërkesë për sqarim dhe përmirësim të këtij teksti mësimor, ka ardhur pas reagimeve të prindërve dhe vet nxënësve, të cilët përmes rrjeteve sociale, e kanë prezantuar këtë gabim skandaloz të këtij teksti mësimor, ndërsa lidhur me këtë skandal, është shkruar edhe në disa nga portalet informative.

Po ashtu në këtë hartë, përveç fshirjes së Komunës së Malishevës, nga harta e Republikës së Kosovës, ka edhe gabime në emërtimin e komunave tjera./Gazeta Express

thumbnail-alfa-4-img-20161008-085453_1476611296-7642297

Exif_JPEG_420

Exif_JPEG_420

thumbnail-alfa-4-img-20161008-085720_1476611311-5443278

Temat
LajmeVend

Të afërta