Kompensime qesharake të dëmeve nga përmbytjet e gushtit në zonat e Shkupit

Dy muaj pas përmbytjeve, të cilat shkaktuan dëme të shumta në rajonin e Shkupit, sidomos në Hasanbeg, banorët ankohen se fondet që kanë marrë nga shteti për kompensimin e dëmeve marramendëse janë qesharake. Në një faturë të cilën e siguroi Alsat shihet qartë se Ministria e Financave ka lëshuar në konton e njërit prej banorëve vetëm 420 denarë, ndërsa dëmet që ka pësuar prona e tij janë shumë të mëdha. Ndërkohë disa prej banorëve thonë se ende nuk kanë marrë as edhe një denarë si kompensim.

Ndërsa banorët ankohen, Komisioni për Vlerësimin e dëmeve thotë se deri më tani janë dëmshpërblyer mbi 2800 familje. Kreu i këtij komisioni Ejup Alimi thotë se në fillim përparësi u jepet personave, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar më rëndë, ndërsa më pas do të kompensohen edhe dëmet në bujqësi dhe makineri.

“Gjithsesi deri më tash pritet nga Ministria E Financave të kalojën 2854 familje dhe shpresojmë se deri të e hënë ose të martën këta familje do kompensohen . në duart e qytetarëve deri më tash kanë arritur afër 6 milion 453 mijë euro në duart e familjarëve në zonat e përmbytura të 6 gushtit”, deklaroi Ejup Alimi – Komisioni për vlerësimin e dëmeve.

Ndërsa qeveria lavdërohet se po bën kompensimin e dëmeve për familjet e prekura nga përmbytjet e fillim-gushtit shumë banorë vazhdojnë të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, për shkak se dëmet e shkaktuara nga shirat është e pamundur të mënjanohen në një kohë të shpejtë./Alsat/

Temat
LajmeRajon

Të afërta