Policia zbulon 10 emigrantë shqiptarë të fshehur në një kamion

Gjatë një kontrolli të policisë ushtarake në portin e Roterdamit, që është më i madhi në Evropë, u zbuluan 10 emigrantë shqiptarë të fshehur në një kamion. Shqiptarët kishin...

Gjatë një kontrolli të policisë ushtarake në portin e Roterdamit, që është më i madhi në Evropë, u zbuluan 10 emigrantë shqiptarë të fshehur në një kamion.

Shqiptarët kishin hyrë në mënyrë të fshehtë brenda një kamioni frigoriferik që shërbente për transportin e frutave në Britani.

Emigrantët kanë qëndruar për shumë orë në temperature të ulëta, por gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Policia holandeze ka arrestuar shoferin, një 27-vjeçar rumun, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikim të qenieve njerëzore.

Emigrantët e moshës nga 19 deri në 37 vjeç ishin fshehur mes ngarkesës me fruta në kamionin që kishte si destinacion Hull-in. (BalkanWeb)

Temat
Lajme

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com