Ministrja Hoxha e tronditur nga dhuna ndaj të miturës në Rahovec

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka reaguar ndaj dhunës që është ushtruar tek një 16-vjeçare në Rahovec nga familjarë të saj.

Ajo shprehet e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës atje.

“Si Ministre e Drejtësisë, jam e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec.

Dhuna ndaj femrës në veçanti, nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Si nënë e një vajze të vogël, jam thellë e tronditur”, thotë ajo.

Ndërsa shpreson që ky rast të mos përsëritet dhe organet e drejtësisë ta thonë fjalën e vet!

Temat
LajmeVend

Të afërta