Vuçiq: Rama s`pati përgjigje për argumentet e mia rreth “Trepçës” dhe Thaçit

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se homologu i tij shqiptar, Edi Rama nuk ka pasur përgjigje për argumentet e tij rreth “Trepçës” dhe nënkolonelit të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi i cili u arrestua muajin e shkuar nga autoritetet serbe.

Ai për televizionin “Prva” ka thënë se e ka ditur se çfarë do të thoshte Rama me t`i parë gazetarët nga Prishtina në Forumin e Sigurisë, ku edhe ata biseduan për shumë çështje, transmeton Klan Kosova.

Kreu i Qeverisë shqiptare gjatë bisedës me Vuçiq në forumin që u mbajt në Beograd ka thënë se Serbia duhet sa më sopejt që të jetë e mundur ta njohë Pavarësinë e Kosovës, si dhe ka dalë në mbështetje të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta