Si ta ndaloni menjëherë të kuarën nga kafshimi i MUSHKONJAVE (Foto)

Shpesh ndodh që kampet dhe piknikët që kanë filluar për argëtim të jenë shndërruar në një makth për shkak të thumbimeve nga insektet. Si pasojë e kësaj, dhimbja nuk...

Shpesh ndodh që kampet dhe piknikët që kanë filluar për argëtim të jenë shndërruar në një makth për shkak të thumbimeve nga insektet.

Si pasojë e kësaj, dhimbja nuk ndalet dhe bëhet e padurueshme,

Mirëpo, Nate Petley, herbalist në Waterville, na tregon për disa ilaçe të cilat na ndihmojnë me këtë problem.

Livanda si vaj esencial

Për lehtësim të menjëhershëm, livanda ka efektin më të mirë.

“Unë mbaj një shishe të vogël me livanda kur shkoj në shëtitje, kampe dhe gjatë punëve të kopshtarisë, sepse e përdori atë në raste pickimi, gërvishtjeje apo helmimi.

Mielli i tërshërës

Nëse vaji i livandës nuk e lehtëson të kruarën, provoni të pastroni lëkurën me miell të tërshërës.

Drithërat e ndihmojnë zbutjen e lëkurës së përflakur.

Mollë me uthull të bardhë

Sipas Petly, uthulla mund të shkaktoj acarim kur së pari e aplikoni atë, por uthulla është antibakteriale dhe antihistamine, kështu që ajo largon tundimin për t’u kruar dhe ndihmon vendin e pickuar të shërohet më shpejt.

Qepa

Fërkimi me qepë në vendet e pickuara mund të djeg në fillim, e veçanërisht në qoftë se plaga është e hapur, por Petly thotë se ajo ka dobi afatgjate.

Ana negative, natyrisht, është se do të mbani erë qepe.

Balta

Balta, në shumicën e rasteve, nuk është metoda më praktike për të larguar të kruarën.

Megjithatë, nëse jeni duke shëtitur në pyje dhe nuk keni ilaçe adekuate, atëherë edhe mund ta merrni në konsideratë këtë tretman.

Veç kësaj, balta mund ta reduktoj mundësinë e pickimeve të tjera.

Lëkurë bananeje

Fërkimi me lëkurë bananeje në raste pickimi nga mushkonjat do të jap lehtësim të menjëhershëm.

Petly mendon se kjo metode nxitë një ndjesi ftohje, por kjo nuk është diçka që ai do domosdoshmërish do ta rekomandonte për një pacient kur ka opsione të tjera që janë më të efektshme

Temat
Shëndet

Të afërta