Si e bëri Pique për veti Shakirën I dërgoi një sms qesharak por edhe përgjigja e këngëtares ishte e veçantë

Gerrard Pique njihet si një ndër futbollistët më të mirë të Barcelonës.

Po, përveç së qeni futbollist spanjolli ka jetë private edhe atë me këngëtaren kolumbiane, Shakira.

Këtë të fundit se si e ka bërë për vete e ka zbuluar për mediat spanjolle, ku mënyra se si janë njoftuar është mjaft interesante,

Ne u takuan në Madrid gjatë xhirimit të videos së këngës” Waka Waka “para fillimit të Kupës së Botës së vitit 2010.

Ia kam kërkuar numrin e telefonit. Ajo shkoi në Afrikën e Jugut, ku do të këndonte në ceremoninë e hapjes së botërorit”, tha fillimisht spanjolli.

Noche en Tokio

A photo posted by Shakira (@shakira) on

I dërgova një mesazh duke e pyetur “Si është moti në Afrikën e Jugut ‘, duke pasur parasysh se ne duhet të shkonim atje. Kjo është një pyetje budallaqe dhe natyrisht e kam pritur një përgjigje, të tillë, si ‘Është ftohtë, visheni një pallto’”, kujton Pique .

Por, Shakira i dërgoi një përgjigje krejtësisht tjetër reprezentuesit spanjoll.

“Ajo shkroi një”roman” me të gjitha detajet në lidhje me ndryshimet e temperaturës nga dita në ditë.

Mendova “Zoti im, aj s’është normale “. Ne u shkruam gjatë gjithë kampionatit, por mundësia e vetme që të shiheshim sërish, ishte koha kur do të këndonte në ceremoninë e mbylljes së botërorit.

I thashë se nëse është e nevojshme të mbërrij në finale për ta takuar, do të mundohem me shpirt. Kjo ishte hera e dytë që u pamë”, shpjegoi Pique.

Kujtojmë se këngëtarja 39-vjeçare dhe dhjetë vjet më i ri se Shakira, Pique kanë dy djem që prej lidhjes së tyre.

Disfrutando en el @yourburg de la mejor comida de Barcelona junto a @shakira!

A photo posted by Gerard Piqué (@3gerardpique) on

Temat
Showbiz

Të afërta