Inspiruar nga Stromae Mozzik sjell nesër projektin e ri “Kanceri” (Foto/Video)

Reperi i njohur Mozzik nesër do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, këngën me titullin “Kanceri”.

Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur vetë ai përmes publikimit të një fotografije në llogarinë zyrtare në Instagram.

Për këtë projekt ai është inspiruar nga kënga “Quand C’est?” e Stromae, e cila doli vitin e kaluar me një klip shumë interesant dhe domethënës.

Edhe Mozzik ka vendosur që kësaj here t’i bashkohet fushatës sensibilizuese, kundës sëmundjes më të egër aktualisht në botë.

Te shtunen ne ora 20:00 #Kanceri #audio @zzapnchriss njoftim: inspiruar nga artisti Francez #Stromae

A photo posted by MOZZIK (Official) ️️️️️🇦🇱 (@mairiunven) on

Temat
Showbiz

Të afërta