Çka thotë Vuçiq për deklaratën e Tahirit?

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se nuk dëshiron që t`i komentojë deklaratat e fundit të ministres për dialog, Edita Tahiri, sepse siç tha ai “kjo do të thoshte rënie në nivelin e diskursit politik që vetëm mund të krijojë probleme të mëtejshme”.

“Çfarëdo që të them, çfarëdo që i përgjigjem Edita Tahirit, nuk do ta ulë veten në atë nivel. Nuk është në pyetje funksioni, por është fjala për përmbajtjen, pasi nuk i ka hije dikujt që është krryeministër i Serbisë për t’iu përgjigjur kësaj”, ka thënë Vuçiq dhe vuri në dukje se ky është vazhdim i asaj politike që nuk mund ta kuptojë, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Tahiri ia paraqiti Bashkimit Evropian listën që përmban emrat e 1.860 personave të zhdukur nga Kosova dhe theksoi se Serbia është ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë dhe në Serbi e dinë vendndodhjen e personave të zhdukur.

Lidhur me këtë Vuçiq tha se frikësohet se deklarata të tilla sidomos me kualifikimet ligjore, flasin se dikush dëshiron një krizë të thellë dhe destabilizim, të cilën sipas tij askush në Serbi nuk e dëshiron.

“Ne duam paqe dhe marrëdhënie të mira” tha ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta