Strakosha më i mirë se Berisha

Thomas Strakosha mposht Etrit Berishën në klasifikimin e portierëve më të mirë të Serisë A të publikuar sot nga ‘Gazzetta dello Sport. E përditshmja më e madhe sportive në...

Thomas Strakosha mposht Etrit Berishën në klasifikimin e portierëve më të mirë të Serisë A të publikuar sot nga ‘Gazzetta dello Sport.

E përditshmja më e madhe sportive në Itali, ka bërë një renditje me dhjetë futbollistët më të mirë për secilin rol, bazuar në votën mesatare të marrë gjatë shtatë javëve të para të kampionatit.

Në renditjen e portierëve, Strakosha vlerësohet me notën 6.5 dhe pozicionohet i dyti, pas talentit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

21-vjeçari i Lazios lë pas në radhë emra të mëdhenj si Handanovic, Joe Hart apo portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Ndërkohë, rivali i Strakoshës te Lazio, Federico Marcheti dhe ai i Berishës tek Atalanta, Marko Sportielo, bëjnë pjesë në listën e portierëve më të dobët.

Renditja e portierëve:

1 – Donnarumma (Milan) 6,8

2 – Strakosha (Lazio) 6,5

3 – Szczesny (Roma);

4 – Handanoviç (Inter) 6,5

5 – Konsilji (Sasuolo) 6,43

6 – Berisha (Atalanta) 6,38

7 – Bixarri (Pescara) 6,36

8 – Scorupski (Empoli);

9 – Hart (Torino) 6,3

10 – Rafael (Cagliari);

11 – Perin (Genoa) 6,25.

Temat
BotëSport

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com