“Shtuli” protestoi kundër bashkimit me “Nënë Terezën”

Studentët e UEJL-së, i njohur edhe si “Universiteti i Shtupit”, në Shkup, protestuan sot kundër shkrirjes së mundshme të këtij Universiteti me atë shtetërorin të “Nënë Terezës”. Ata thonë...

Studentët e UEJL-së, i njohur edhe si “Universiteti i Shtupit”, në Shkup, protestuan sot kundër shkrirjes së mundshme të këtij Universiteti me atë shtetërorin të “Nënë Terezës”. Ata thonë se nuk janë kundër Universitetit të ri shtetëror në gjuhën shqipe, por duan që UEJL-së të mbetet i tillë çfarë është momentalisht.

“Esenca kryesore e kësaj proteste është që të mos lejohet një shkrirje e mundshme e UEJL-së në UNT. Kjo nuk nënkupton se ne si student jemi kundër UNT-së, përkundër kësaj ne jemi gëzuar kur është marr një iniciativë e tillë, me qëllim që të ketë një arsim të lartë cilësorë në Shkup.

Studentët duke paraqitur pakënaqësitë e tyre dhe sot dolën në rrugë për t’i thënë jo një shkrirje të mundshme të UEJL-së, si një emër tashmë i njohur dhe prestigjioz i arsimi të lartë në Maqedoni, që të shkrihet në diçka që ende nuk është krijuar ose është në krijim e sipër”k, deklaroi Fuad Jonuzi, Kryetar i Parlamentit Studentor.

“Arsyet e kësaj proteste janë të qarta: diskriminimi financiar që do të na bëhet për shfrytëzimin e objektit të njëjtë, kushtet e njëjta për studim, ruajtja e autonomisë së universitetit si dhe ruajta e cilësisë që ofron ky universitet”, tha Emir Kurtishi, Anëtar i Parlamentit Studentor.

Protestën e studentëve sot nuk e mbështetën kolegët e tyre të cilët studiojnë në Tetovë, e as stafi akademik në Shkup, pavarësisht se këta të fundit studentëve u kishin thënë se qëndrojnë në anën e tyre.

Temat
LajmeRajon

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com