Rama në Beograd: Serbia më europiane se shtetet e Europës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili sot gjatë ditës në Beograd, ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë, bashkë me Kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, ia ka thurur një lëvdatë nikoqirit për çështjen e refugjatëve
Duke folur për krizën e refugjatëve sirianë, Rama ka thënë se Shqipëria nuk është e goditur nga ky fenomen si Serbia, Kroacia, Maqedonia apo Sllovenia, por, sipas tij, gjeografia nuk mund të jetë pengesë që të jeni europianë, transmeton Gazeta Express.

Rama ka thënë se disa shtete, që janë pjesë e rutës ballkanike të refugjatëve, nuk janë sjellë si europianë.

“Serbia, që nuk është shtet anëtar, është sjellë në mënyrë më europiane se vendet anëtare” ka thënë ai. /GazetaExpress/

Temat
LajmeRajon

Të afërta