Ky është mbreti i ri ekstravagant i Tajlandës, këto foto i kushtuan shtrenjtë një gazetari (Foto)

Pallati mbretëror i Tajlandës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare mbreti Bhumibol Adulyadej. Tashmë në vendin e tij do të vijë djali 63 vjeç, Princi Maha Vajiralongkorn.

Mbreti i ri të paktën në një rast njihet se ka sjellje ndryshe nga mbretërit që njohim, por pavarësisht kësaj askush në Tajlandë nuk guxon ta kritikojë atë. Sipas ligjit tajlandez, kush kritikon mbretin dënohet deri në 15 vjet burg, shkruan Gazeta Express.

Mbreti i ri i Tajlandës njihet për median për arsyen se në 23 korrik ka qenë në një veshje ekstravagante dhe jo e përdorur nga princat dhe mbretërit. Ai përveç rrobave të shkurtëra ka edhe tatuazhe në trupin e tij. Tashmë ky do të jetë mbreti i Tajlandës, i cili do të shihet me madhështi nga populli tajlandez.

Por publikimi i këtyre fotografive në rrjetet sociale nga gazetari skocez Andrew McGregor Marshall i kushtoi tepër shtrenjtë këtij të fundit. Bashkëshortja e tij ishte me origjinë tajlandeze dhe në udhëtimin e parë që ajo bëri në Tajlandë u arrestua.

Sipas ligjeve tajlandeze nëse kritikon, ofendon familjen mbretërore mund të dënohesh deri në 15 vjet burg. Gazetari që i kishte nxjerrë fotot që fillimisht ishin publikuar nga gazeta gjermane “Bild” kishte shkruar fjalinë “A nuk ka para të blejë rroba princi?”

mbreti1_1476365591-1726081

iskoc_1476366181-1834483

Temat
BotëLajme

Të afërta