Ja ‘hedhin paq’ gardianët grek, Ilia Kareli vdiq nga infarkti në zemër

Gjyqi i gardianëve të burgut, të akuzuar për vrasjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, është përmbyllur sot me vendime të lehta për punonjësit e burgut, pasi gjykata pranoi...

Gjyqi i gardianëve të burgut, të akuzuar për vrasjen e të burgosurit shqiptar
Ilia Kareli, është përmbyllur sot me vendime të lehta për punonjësit e burgut, pasi gjykata pranoi kërkesën e prokurores Joanna Zografou për ndryshimin e akuzës nga tortura me pasojë vdekje, në tortura me pasojë plagosje të rëndë.

Gjykata lehtësoi pozitën e gardianëve, duke iu referuar ekspertizës, sipas të cilës vdekja e Ilia Karelit nuk ka ardhur si pasojë e torturës në burg, por nga një infarkt në zemër.

Sipas vendimit të gjykatës, 6 gardianë dënohen me 5 vjet burg secili, 3 gardianë me 6 vjet burg dhe 3 të tjerë me 7 vjet burgim secili. Drejtori i burgut, që u akuzua për moskallëzim krimi, u shpall i pafajshëm, shkruan Balkanweb.

Mësohet se gardianet do vazhdojnë të jenë të lirë, derisa të japë vendimin gjykata e Apelit, ndërkohë që nuk u lejohet dalja nga Greqia.

PRETENDIMET E PROKURORISE

Prokurorja Joanna Zografou ka përshkruar fajin e rojeve të burgut “Nigritas” për akuzën e torturës ndaj të burgosurit, por ajo ka lehtësuar pozitën e tyre, duke u shprehur se vdekja nuk ka ardhur nga torturat e pësuara në këtë burg.

Sipas saj, vdekja ka ardhur nga një infarkt në zemër, që ka nisur që në burgun e Malandrinos.Prokurorja ka argumentuar se, “funksioni kardiak i Karelit ishte në një ekuilibër delikat”.

Ajo ka bërë një lidhje midis stresit apo psikosomatikës së përjetuar në Malandrino, për shkak të kundërshtimeve të përsëritura të kërkesave për lirim, me goditjet në burgun e Fokidas, pasi ai vrau me një thikë artizanale gardianin Giorgos Tsironis.Ky ka qenë fitili që i ka vënë zjarrin problemit kardiak, – ka thënë ajo, duke theksuar se 13 gardianët e burgut të Nigritës nuk e dinin që ai kishte dy ditë që po vuante nga një goditje ishemie.

Temat
BotëLajme

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com