Tomë Gashi tregon se çka ka ndodhur me atentatorin e Ibrahim Rugovës

Avokati Tomë Gashi, ka ndryshuar mendje pas saj që tha të martën në një debat televiziv, për Ramë Marajn, ish këshilltarin për siguri të presidentit Rugova. Gashi kishte thënë...

Avokati Tomë Gashi, ka ndryshuar mendje pas saj që tha të martën në një debat televiziv, për Ramë Marajn, ish këshilltarin për siguri të presidentit Rugova.

Gashi kishte thënë se Ramë Maraj ishte hetuar për aatentatin ndaj ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se nëse është keqkuptuar i kërkon falje Ramë Marajt. Ndërsa ka dhënë edhe një detaj, duke thënë se atentatori i Ibrahim Rugovës është vrarë, transmeton Telegrafi.

Postimi i Gashit në Facebook:

“Rame Maraj ka te drejte ne ate qe deklaron, une asnjiher nuk kam thene se ai Rame Maraj te jet marr ne pyetje nga Prokuroret e UNMIK-ut per rastine e Atentatit ndaj Presidentit historik Dr. IBrahim RUGOVA, une as qe kam munde ta them nje gje te tille pasi kjo kurre nuk ka ndodhur.

Po ashtu une asnjiher nuk kam thene se une kinese kam qene avokat i tij ne ket rast, e verteta eshe siq aj ka deklaruar , une kam qene avokat i tij mbrojtes ne nji rast penal qe ka pas te beje me zhdoganimin e nji veture te importuar, aj per kete rast eshte liruar i pafajshem me vendim te plotefuqishem gjyqesor, per qdo keqkuptim i kerkoj falje zotit Maraj, dhe te tjereve qe kan munde te keqkutojn deklarimet e mia.

Bile ju kerkoj falje edhe atyre qe qellimisht i keqkuptojn deklarimet e mija, ndoshta edhe te zotit Rame Maraj , por ata munde edhe ta kene pune qe qellimisht ti ”keqkuptojne” deklarimet tona.

Me kaq keqkeputimi sa i perket meje mbaroj,

Sa i perket Atentatorit ndaj Presidentit Rugova aj eshte vrare para nji kohe ne nji rast dhe nuk eshte ma nder ne.

shendet

tg” (sic.), ka shkruar avokati Gashi.

Temat
LajmeVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com