Së shpejti vjen Volkswagen Golf i ri 4×4

Në fund të viteve 80-a është shfaqur një Golf 2 me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4×4, i quajtur Country. Së shpejti diçka e ngjashme do të vjen në treg.

Golfi i ri, i cili do të quhet Cross Country, pritet të jetë i gjatë 4.3 metra dhe pritet të prezantohet në pranverën e vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net. Po ashtu, pritet të ofrojë më shumë hapësirë në interier dhe në bagazh.

Kabina do të “huazojë” facelift-in nga versioni Golf, ndërsa interieri, sipas disa njoftimeve, nuk do të pësojë ndryshime të mëdha përveç se do të ketë një ekran pak më të madh.

Sa i përket gamës së motorëve, ajo do të jetë e përshtatshme me modelet e ngjashme si Golf Cross Country.

Temat
Teknologji

Të afërta