Pasagjerët detyrohen të udhëtojnë me një të vdekur në aeroplan (Foto)

Fotot shqetësuese tregojnë një grua të vdekur të shtrirë brenda një aeroplani të mbushur me turistë.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ajo kishte vdekur vetëm 45 minuta pas fillimit të fluturimit treorësh nga një vendpushim në Antalya.

Shkaktar, ndër tjerash thuhet të ketë qenë fakti se gruaja 50-vjeçare që vuante nga Diabeti e kishte harruar insulinën e saj në bagazh.

Burri i saj ka treguar se ajo kishte menduar se nuk do të kishte nevojë për të, pasi që ajo e kishte marrë një të tillë vetëm një orë para fluturimit me Boeing 757.

Bordi nuk kishte mundur të bënte gjë tjetër veçse të linte atë të vendoste viktimën në ulëse deri në arritjen e tyre në Moskë.

Siç bëhet e ditur aeroplanë të mëdhenj zakonisht kanë zona të mbyllura të quajtura “dollapët për kufoma”, por jo edhe ato me buxhete më të vogla.

f111-1

f3-3

f222

Temat
BotëLajme

Të afërta