Maserati përgatit veturën e parë elektrike, më ndryshe nga ato të sotmet

Kompania italiane e veturave luksoze, Maserati, ka konfirmuar se është duke përgatitur veturën e saj të parë elektrike, e cila do të jetë shumë më ndryshe në krahasim me ato të cilat po ofrohen aktualisht në treg.

Udhëheqësi i ekipit të inxhinierëve të kompanisë, Roberto Fedeli, ka pranuar se Maserati do të jetë e fundit, në segmentin e veturave luksoze, që do të ofrojë EV-në (Electronic Vehicle – Vetura Elektrike) e saj, transmeton Koha.net. Ai thotë po ashtu se kjo veturë nuk do të jetë vetëm një automobil që mund të konkurrojë me modelet e Teslas.

“Rival i Teslas, ndoshta nuk është ide e mirë. Nuk mendoj se Tesla ofron produktet më të mira në treg… pjesa ekzekutive dhe cilësia e produkteve të tyre është e njëjtë me atë që kanë ofruar prodhuesit gjermanë në vitet e 70-a. Zgjidhjet e tyre nuk janë më të mira”, ka thënë Fedeli.

Ai ka marrë urdhra nga kreu ekzekutiv i Fiat Crysler, Sergio Marchionne, që të ndërtohet Maserati EV sa më shpejtë që është e mundur, por nuk ka zbuluar se në çfarë forme do të ndërtohet. E tëra çfarë tha Fedeli është se kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha për ndërtimin e kësaj veture e cila do të përbëhet nga karakteristikat e automobilave elektrikë dhe karakteristikave themelore të brendit.

“Vetura elektrike sjell më shumë peshë, mbi të gjitha. Momentet e rrotullimit dhe fuqia janë interesante për disa sekonda, por pastaj pesha nuk mundëson kënaqësinë në veturë në një rrugë të zakonshme. Kjo nuk përputhet me atë që përfaqëson brendi jonë dhe kjo duhet të zgjidhet”, ka shtuar Fedeli.

Një nga sfidat më të mëdha do të jetë edhe ndërtimi i veturës që ngjason në Maseratin, edhe nëse nuk do të tingëllojë ashtu.

Temat
Teknologji

Të afërta