Kjo është e ardhmja e internetit

Aty ku ka rrjet të shpërndarjes së energjisë elektrike do të ketë mundësi të qasjes në internet të shpejtë.

Imagjinoni sikur të kishte WiFi në çdo vend. Ky do të sillte qasje në internet me shpejtësi të lartë, kjo është diçka që shumë organizata si internet.org apo aeroplani pa pilot Aquila si dhe kompani të ndryshme janë duke u munduar ta arrijnë.

Gjiganti i telekomit në SHBA, AT&T ka njoftuar se ata tani janë duke punuar në një teknologji e cila përdor linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike për të sjellë internet me shpejtësi gigabitëshe, transmeton Express. Ata kanë thënë se janë duke punuar në një teknologji pa kabllo (wireless) e cila përkrah shpërndarjen përmes këtyre mediumeve.

Testimet e para të kësaj teknologjie do të fillojnë në vitin 2017. Ky projekt është quajtur “Project AirGig”.

Temat
Teknologji

Të afërta