‘Home Sweet Home’ edhe në dy festivale të mëdha (Foto)

Filmi me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji të Faton Bajraktarit do të prezantohet në Egjipt dhe Indi.

Filmi ‘Home Sweet Home’ do të prezantohet në festivalin ndërkombëtar të filmit në Egjipt “Cairo International Film Critics Week”.

Pas shfaqjes në Egjipt, propozimi i Kosovës për Oscars do të jetë në konkurrencën zyrtare edhe në edicionin e 47 të International Film Festival në Indi, duke shënuar kështu premierën aziatike në Goa të Indisë, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.

Sipas njoftimit ,në kuadër të rrugëtimit nëpër festivale botërore ‘Home Sweet Home’ në nëntor do të shfaqet edhe në Film Festival Cottbus në Gjermani, ku është në konkurrencë zyrtare për regjisorët debutant.

Sipas revistës të madhe të industrisë së filmit ‘Variety’ (2007) festivali i filmit Cottbus renditet në mesin e 50 festivaleve më të rëndësishme në botë.

Filmi ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari, producent Trim Musliu dhe bashkëproducent Senad Abduli, është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia e Filmit në Maqedoni, shkruan kultplus.

Shumë shpejtë ky film do të filloj promovimin e tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës ku e presin edhe shumë shfaqje speciale të filmit.

Temat
Showbiz

Të afërta