Flet nëna që i vrau fëmijët e vet: I vrava për t’i çuar në parajsë

Një grua e akuzuar për vrasjen e fëmijëve të vet, ka thënë se e ka bërë një gjë të tillë në mënyrë që ata të shkojnë në një vend më të mirë.
Amber Pasztor, nënë e dy fëmijëve nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, e ka pranuar se i ka mbytur fëmijët duke ua zënë frymën, tranmseton Express.

Në një intervistë për “ËANE”, ajo ka thënë se e ka bërë këtë krim për t’i dërguar ata në parajsë.

Ajo tha se u kishte dhënë dy fëmijëve të vet, Lilianas 7-vjeçare dhe Rene 6-vjeçare, mundësin për të jetuar apo për të vdekur, dhe se ata kishin zgjedhur vdekjen.

“Ua dhashë mundësinë. Ata kanë mundur të jetonin, të traumatizuar si nëna e tyre, apo të shkojnë në parajsë me Zotin për të kaluar më mirë atje,” ka thënë ajo

Temat
BotëLajme

Të afërta