Të mërkurën shi, nga e enjta përmirësim i motit

11.10.2016 – Turbullira që po sjell të reshurat e shiut, gjatë ditës së nesërme do të kaloj nga rajoni ynë duke u zhvendosur mbi detin e Zi, ndërsa nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të depërtojnë mi rajonin tonë nga dita e premte.

Gjatë natës reshjet e shiut do të vazhdojnë, ndërsa të mërkurën do të mbajë mot i ftohtë, vende-vende do të vazhdojnë rrebeshet e shiut, të cilat deri në mbrëmje pritet të pushojnë. Në vise malore priten mundësi edhe për reshje bore. Nga dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët me intervale me diell, ndërsa nga dita e premte temperaturat do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare. Në orët e mëngjesit në vise të ulëta priten mundësi edhe për mjegull. Gjatë fundjavës një tjetër turbullirë nga Atlantiku do të filloj të depërtojë mbi rajon duke sjellë sërish vransira dhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të rriten nga 3C, të enjten, deri në 10C në fundjavë, e ato maksimale nga 12C deri në 20C.
Era do të fryejë nga verilindja 1-9m/s, ndërsa nga dita e enjte juglindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike deri nesër do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje mbi këto vlera.

20161011-5day_1476201862-9155735

Temat
LajmeVend

Të afërta