Si të parandalojmë dhe të luftojmë virozat e stinës?

Një studim i publikuar në gazetën amerikane të Ushqimit Klinik, bën të ditur se vitamina D është jashtëzakonisht efektive në parandalimin apo kalimin lehtë të virozave të dimrit.

Ha proteina: mish, qumësht, djathë, vezë, bizele, thjerrëza, kikirikë, etj.
Pi çaj jeshil.
Sipas studiuesve kanadezë, çaji jeshil është më i pasuri me EGCG, një përbërës kimik shumë i fuqishëm kundër virozave
Laji duart disa herë në ditë, të paktën për 20 sekonda çdo herë.
Hiq dorë nga të ëmblat. Ato jo vetëm nuk e përmirësojnë, por e përkeqësojnë sistemin imunitar.

Dezinfektoji duart pas prekjes së dorezave në dyert e tualeteve publike, pas takimit me njerëz të sëmurë, pas frekuentimit të internet-kafeve, etj.
Mos i fërko sytë me dorë, madje mundohu ta prekësh fytyrën sa më pak.
Pastroji thonjtë, sepse janë një vend i mrekullueshëm për mikrobet.

Gjërat e tua personale ruaji si të tilla.
Ajros shtëpinë dhe vendin e punës çdo herë që ke mundësi.
Hidh menjëherë çdo shami letre që përdor.

Pas një kërkimi të zhvilluar nga Universiteti i Kardifit, në Britaninë e Madhe, gjysma e grave të intervistuara dhe dy të tretat e mamave pranuan se me apo pa dashje, në çantat apo xhepat e tyre kishte gjithmonë shami letre të përdorura. Sipas drejtuesve të kërkimit, viruset e zakonshme të të ftohtit apo rrufës mund të jetojnë deri në 48 orë, nëse gjejnë një mjedis të ngrohtë si çanta apo xhepi dhe mund të përhapen menjëherë në të gjitha objektet që gjejnë aty.

Asnjëherë mos e ngroh apo ftoh më shumë se ç`duhet mjedisin ku qëndron.
Ndërro peshqirët e duarve e të fytyrës çdo 2-3 ditë dhe laji me ujë të nxehtë.
Pusho dhe mbi të gjitha, fli. Një trup i lodhur nuk ka asnjëherë fuqinë e duhur për t’iu kundërvënë një infeksioni.

Temat
Shëndet

Të afërta