Instanbul Connection vjen edhe në Prishtinë (Foto) (Video)

Pas paraqitjes së suksesshme në një festival të New Yorkut, filmi Instanbul Connection me producent Kenan Gurgurovci vjen edhe në Prishtinë

Filmi “Instanbul Connection” pas premierës që e pati në festivalin e New Yorkut pritet që të vijë edhe në Prishtinë për premierën e tij zyrtare në Kosovë.

Filmi, i cili për sinopsis ka edhe akuzat e Dick Marti, madje njëri prej protagonistëve të tij quhet Marti, është i zhanrit aksion dhe deri me tani është pritur mirë dhe ka marrë edhe mirënjohje nga festivale të ndryshme ndërkombëtare. Në të fundit ai është shpërblyer si filmi me performancën më të shkëlqyeshme në festivalin e New Yorkut.

Producent dhe regjisorë i këtij filmit është Kenan Gurgurovci, i cili luan edhe rolin kryesorë në këtë film, derisa skenarist është Femi Halimi.

Pos, Kenanit në film luajnë edhe Halil Ibrahim Kalaycioglu, Nazmi Gocmen, Nazmi Berisha, Selami Ahmeti, Adem Zhitopotoku, Anjza Branka, Demush Shabani, Adem Muji, Melisa Demiri, Ibadete Arifit, etj.

instambull-1-1476123867-9211452

instanbul-1-1476123867-1366179

Temat
Showbiz

Të afërta