Ferati: Nëse demarkacioni s’ratifikohet brenda 10 ditësh, liberalizimi shtyhet për 12 muaj

Nëse Kuvendi e Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi brenda një jave ose me së largu brenda 10 ditësh, atëherë qytetarët e Kosovës do...

Nëse Kuvendi e Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi brenda një jave ose me së largu brenda 10 ditësh, atëherë qytetarët e Kosovës do të mbesim pa liberalizim deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ka thënë deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati.

Ai e ka pranuar publikisht se si koalicion qeveritar nuk i kanë votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, e sidomos tani pas bojkotit të Listës Serbe qe po i bën institucioneve të Kosovës.

Sa i përket zërave për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Ferati ka thënë në Tribuna Channel se zgjedhjet e parakohshme nuk duhet të ndodhin me çdo kusht për të rrënuar diçka.

Ato, sipas tij, duhet të ndodhin vetëm atëherë kur do të mund të ndryshohet gjendja aktuale për të mirë.

LDK, ka thënë Ferati, nuk i druhet zgjedhjeve të parakohshme.

Temat
LajmeVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com