Projekti i ri i Erdoganit: Tuneli nën ngushticën e Bosforit që do të kalohet për 15 në vend të 100 minutave (Foto)

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është vozitur në tunelin e parë, i cili nën ngushticën e Bosforit bashkon pjesën evropiane dhe aziatike të Stambollit.
Ky është megaprojekti më i ri në këtë qytet turk, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Në xhirimet që ka publikuar presidenca turke shihet, në vozitjen e parë përmes tunelit të quajtur “EuroAzia”, Erdogan duke ngarë veturën e zezë, derisa pran tij është kryeministri Binali Jildirim. Me ta ishte edhe ministrit i Komunikacionit, Ahmat Arslan.

“Sot e kemi bërë vozitjen e fundit testuese përmes njërit nga projektet historike të Turqisë”, ka thënë Erdogan.

Ndërtimi i tunelit të gjatë pesë kilometra, në dy nivele, i cili për publikun do të hapet më 20 dhjetor, ka filluar në shkurt të vitit 2011.
Duke iu falënderuar këtij tuneli, nga njëra anë e Stambollit deri te ana tjetër, në vend të 100 minutave, tash do të mund të arrihet për 15 minuta.

Tuneli “EuroAzia” është kalimi më i thellë nëntokësor në botë, ka thënë Jildirim.

Ky projekt ka kushtuar rreth 1.25 miliard dollarë.

erdot

erdot1

erdot2

Temat
BotëLajme

Të afërta