Labinot Tahiri ka vendos ta lë muzikën!

Sigurisht se kishte dhe vazhdon të ketë shumë adhurues të muzikës që këndojnë këngët e Labit. Ndërsa lajmi se ai po i futet çdo ditë e më shumë botës së politikës dhe po largohet nga muzika ka dëshpëruar shumë fansa të tij.

Ndërsa në një prononcim Labinot Tahiri-Labi ka theksuar se ai pritet të jetë në muzikë deri në tetorin e vitit 2017.

“Në rast se unë zgjidhem si kryetar i qytetit tim, muzikën time do ta lë që ta dëgjojnë publik im.

Ndërsa për të kënduar sërish në skenë do të ndodhë vetëm nëse nuk zgjidhëm kryetar sepse këtë punë bëjë”, ka theksuar Labi.

Ndërsa duhet përkujtuar se Labi po vazhdon të njihet si një ndër njerëzit më humanë shqiptarë.

Kurse ai ka zbuluar se humaniteti rrjedh tek ai nga mënyra se si çdo shqiptarë është model për të realizuar vepra humane.

“Mendoj se si shqiptar që kanë model për të bërë vepra humane nuk ka asnjë komb në planet.

Jemi me fat që kemi të shenjtë, Nenë Tereza.

Me humanizëm merrem qysh nga koha e fëmijërisë duke kuptuar se ç’do të thotë kur shoku me shok ndan kafshatën e bukës që mos të jenë të uritur asnjëri, theksoi Labi.

Temat
Showbiz

Të afërta