Votohet me 72 vota për propozimi i Ismet Beqirit, mbetet vetëm “Trepça” në rend dite

Propozimi i shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri që në seancën e sotme të mbetet si pikë e vetme e rendit të ditës shqyrtimi i Projektligjit për Trepçën është kundërshtuar nga Vetëvendosje dhe Lista Serbe ku kjo e fundit ka kërkuar që kjo pikë të largohet krejtësisht nga rendi i ditës.

Propozimin e tillë e kanë mbështetur AAK, Nisma për Kosovën dhe Grupi 6+. Ky propozim është miratuar me shumicë votash.

Në votim kanë marrë pjesë 80 veta 72 kanë qenë pro dhe 2 kundër./

kuvendi_1474612119-3429881

Temat
LajmeVend

Të afërta