Stojanoviq paralajmëron bojkotim të Kuvendit të Kosovës nga serbët

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, ka paralajmëruar se përfaqësuesit serb mund ta bojkotojnë Kuvendin e Kosovës. Këto deklarata ai i ka bërë sot, gjatë...

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, ka paralajmëruar se përfaqësuesit serb mund ta bojkotojnë Kuvendin e Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë sot, gjatë mbledhjes në seancën e jashtëzakonshme të katër komunave serbe në Zveçan, raporton lajmi.

“Situata e krijuar është e papranueshme. Vendimi për Trepçën nuk është ekonomik, por politik”, ka thënë Stojanoviq, transmeton lajmi.

“Në këtë situatë të krijuar, mund të vijmë në një situatë ku ne nuk do të marrim më pjesë në asnjë votim që do të bëhet në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar Stojanoviq.

stojanoviq-780x439

Temat
LajmeVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com