Shifrat e çmendura me shumë zero që humbën trafikantët nga asgjësimi i kanabisit në Shqipëri

“Guardia di Finanzia” dhe Policia e Shtetit publikuan sot raportin e përbashkët të drogës së asgjësuar në përmbyllje të misionit të fluturimeve mbi territorin e Shqipërisë. Sipas raportit, vetëm...

“Guardia di Finanzia” dhe Policia e Shtetit publikuan sot raportin e përbashkët të drogës së asgjësuar në përmbyllje të misionit të fluturimeve mbi territorin e Shqipërisë. Sipas raportit, vetëm në vitin 2016 janë asgjesuar 2.409.206 bimë kanabisi.
Një specialist i Sektorit të Antidrogës në Polici shpjegon ekskluzivisht për “BalkanWeb” se kostoja totale në lekë e sasisë së asgjesuar, që pritej të shkonte në xhepat e trafikantëve të drogës në Shqipëri, i kalon 3 miliardë euro. Pra një fitim marramendës që prodhon të ardhura gati aq sa ekonomia legale, “para” të cilat janë djegur nga Policia njëherazi me hashashin.

Konkretisht, specialisti i Antidrogës në Policinë e Shtetit, bën me dije për “BalkanWeb” se nga 2.409.206 bimët e kanabisit të asgjesuar, 70% e tyre kanë qenë “vietnameze”, një rrënjë e llojit të së cilës prodhon jo më shumë se 100 gram hashash. E thënë ndryshe, nga 70% e bimëve të asgjesuara është mundësuar të hiqen nga tregu i drogës 168.644 kg hashash.

Ndërkohë që 30% i bimëve të kanabisit të asgjesuara (722.761 rrënjë), që nuk kanë qenë të llojit “vietnamez” llogaritet që të prodhonin afërisht 505.932 kg hashash. Dhe kjo për shkak se nga një bimë hashashi jo “vietnameze” nxirren gati 700 gram hashash.

Pra referuar shifrave, në total llogaritet të jenë asgjesuar vetëm në vitin 2016, rreth 674.576 kg hashash.Specialisti i Antidrogës sqaron për “BalkanWeb” se minimumi i gramit të hashashit në shitje llogaritet 5 euro. Që do të thotë se 1 kg hashash kap vlerën e 5 mijë eurove. Pra me një llogari të thjeshtë rezulton se vlera e 674.576 kg të hashashit të asgjesuar nga Policia vetëm në vitin 2016 llogaritet në rreth 3.372.880.000 euro.Ndërkohë që prodhimi i brendshëm ekonomik shqiptar është rreth 10 miliardë euro në vit, 3,3 miliardë euro vetëm nga hashashi i asgjesuar në 2016 përbëjnë gati 33% të këtij prodhimi, e gjithapara e zezë që nëse nuk do ishte asgjesuar do përfundonte në duart e trafikantëve të drogës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta