Onati qartëson: Klipi “Aviona” me Cozman nuk është diss, u realizua vite më parë (Foto)

Reperi i Babastars, Onati, ka qenë mysfair në emisionin Reload në TV Dukagjini, ku ka folur për karrierën e tij dhe projektet e fundit.

Onati dhe Cozman lansojnë projektin e ri “Avion” të shtunën në ora 19:00 dhe projekti është përfolur shumë në media.

Onati ka precizuar se projekti nuk ka asnjë lidhje me incidentin e antarëve të Babastars me Noizyn së fundmi në Prishtinë

Reperi thotë se ai në momentin që do të bëjë diss do të dalë publikisht dhe do të tregojë se për kë është dhe se do ta bëjë me emër se kujt do t’i dedikohet.

“Dua të qartësoj edhe një herë. Ky projekt nuk është “diss”. Është punuar shumë kohë më parë, ëhstë këngë e vjetër që tash ka gjetur publikimin.

Reptura ime është realizuar para një viti, reptura e Cozmanit tri muaj pas hyrjes time në Babastars. Prandaj, s’ka lidhje me atë ngjarje, është keq që është lidhur kështu”.

“Madje, skena e dytë e xhirimeve të klipit është realizuar në ditën kur ka ndodhur incidenti, prandaj nuk ka si të ketë lidhje me atë.

Në momentin që vendosi t’i bëj diss dikujt, do të dalë publikisht me emër”, u shpreh Onati.

Ai shtoi se sikurse secila këngë e hip hopit, edhe kjo mund t’a bëj dikë të mendojë se është dedikim, por kështu është hip hopi dhe se “Aviona” nuk është asnjë lloj dissi apo dedikimi i caktuar.

Videoklipi “Aviona” publikohet të shtunën në ora 19:00. Muzika është punuar nga LiBeats dhe klipi nga ThinkCreative.

Temat
Showbiz

Të afërta