Noka-Tahirit: Je bërë turpi i Evropës dhe prapë shkon në zyrë. Largohu sa më shpejt!

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Flamur Noka ka reaguar pas konferencës që u mbajt sot në bashkëpunim të Policisë së Shtetit me Guardia di Finanzës për aksionet e asgjësimit të kanabisit.

Noka akuzon pasardhësin e tij Saimir Tahiri duke thënë se ka dështuar në luftën anti-kanabis dhe thotë se përgjigjja më e mirë për këtë është sekuestrimi i 23 ton kanabis në Vlorë, një shifër që sipas opozitës u fsheh nga policia.

Reagimi

Ky që del në televizion dhe kur një mace kalon në rrugë, sot nuk tha asnjë fjalë për pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis për një vit. Zëri i ka ikur që kur u sekuestruan 23 ton kanabis në Vlorë. Sipërfaqe e pesëfishuar me drogë e konfirmuar me zë dhe me figurë nga Guardia di Finanza dhe asnjë trafikant i arrestuar, është bilanci i qartë se s’ka asnjë përdredhje alla Tahirçe ta fshehë e ta tjetërsojë. Mediat prestigjioze europiane kanë dhënë alarmin e Shqipërisë së kthyer në kanabistan. Je bërë turpi i Europës, dhe vazhdon shkon në zyrë. Largohu sa më shpejt, revolta e popullit do të jetë e hidhur për ty dhe Ramën tënd.

Temat
LajmeRajon

Të afërta