Kështu pritet të jetë moti për fundjavë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizoj vendin gjatë dy ditëve të fundjavës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. Java tjetër serish do të fillojë me reshje shiu. Temperaturat do të jenë në vlerat e mesatareve shumëvjeçare (15-18 gradë Celsius)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

mot_me_vranesira-780x439

Temat
LajmeVend

Të afërta