Vlora Çitaku “përlahet” me komentesit për Era Istrefin (Foto)

Ambasadorës së Kosvës në SHBA Vlora Çitakut, i ka dal punë edhe me komentuesit në rrjetet sociale.

Një intervistë e këngëtares kosovare Era Istrefi për mediat britanike, e publikuar në profilin e Ambasadorës, ka ngjallur debat përmes komenteve në profilin e saj, përciell Magazina

Një komentuese me emrin Eli Krasniqi ka kritikuar Era Istrefin për mënyren se si ajo nuk po tregon qartë se është nga Kosova apo Shqipëria, duke kritikuar edhe për mungesë të njohjes së Gjeografisë, por në mbrojte të Erës ka dal Ambasadorja Çitaku, e cila ja ka kujtuar komentueses se brenda tekstit shkruan se Era është shqiptare nga Kosova.

Debati mes tyre ka zgjatur pasi komentuesja ka insistuar që të t’i tregoj dikush Erës se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, por me maturi i është përgjigjur Çitaku duke i thënë se nuk ka bërë dëm të madh edhe nëse thotë se është nga Shqipëria.

vlora_1475701110-44149

Temat
Showbiz

Të afërta