A është kjo familja sekrete e Putinit? (Foto)

Ish-gjimnaztja ruse që pëshpëritet se ka një familje të fshehtë me Vladimir Putinin ka dalë për herë të parë në publik me ata që duket se janë dy fëmijët e saj.

Alina Kabaeva, 33 vjeçe, emri i së cilës është lidhur me atë të presidentit rus që prej vitit 2008, shkoi me dy djemtë e vegjël – mosha e të cilëve nuk dihet – në një shfaqje patinazhi mbi akull në Megasport Arena të Moskës.

Një dëshmitar tha se olimpistja bukuroshe mbante një unazë martese, të cilën ajo u përpoq që t’ia fshinte kamerave.

Putin, 63 vjeç, i cili deklaroi se ishte duke u divorcuar nga gruaja Lyudmila në vitin 2013, ka refuzuar gjithnjë që të flasë për jetën e tij private, transmeton Mapo.

Kabaeva, një ish-fituese e medaljes së artë në gjimnastikën ritmike, në një rast e mohoi që të ketë patur ndonjë marrëdhënie me presidentin rus, megjithatë spekulimet vazhdojnë.

f3_1475174973-5132487

f5_1475174973-2403679

f1_1475174973-4322232

f6_1475174973-8312060

f2_1475174973-3572385

f4_1475174982-1238153

Temat
BotëShowbiz

Të afërta