SHBA paralajmëron Rusinë për bombardimet në Aleppo

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka paralajmëruar homologun e tij rus se Washingtoni do të përfundojë bisedimet për Sirinë, nëse Moska vazhdon bombardimet në Aleppo.

Në një bisedë telefonike me Sergei Lavrov, Kerry tha se SHBA mban Rusinë përgjegjëse për përdorimin e bombave ndezëse kundër qytetit, njofton Klan Kosova.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se është duke bërë përgatitjet për pezullimin e bisedimeve.

Aleppo ka ardhur në një gjendje të rëndë nga bombardimet e pandalshme ajrore, që nga përfundimi i një armëpushimi një javë më parë, njofton Klan Kosova.

91413965_mediaitem91413963

Temat
BotëLajme

Të afërta