Fernandez: Barcelona e fortë edhe pa Messin

Abelardo Fernandez, trajneri i Sporting Gijonit, mendon se Barcelona është shumë e fortë edhe pa Lionel Messin
Lionel Messi do t’i mungoj Barcelonës për tre javë, pasi u lëndua në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Por, trajneri i Sporting Gijoni, Abelardo Fernández, mendon se Barcelona është shumë e fortë edhe pa Lionel Messin

“Nuk ka rëndësi nëse Messi luan apo jo, për shkak se Barcelona ka lojtarë të mahnitshëm dhe një skuadër të madhe,” tha Fernández, i cili ka luajtur për Barcelonën mes viteve 1994 -2002, përcjell Express

“Messi është një lojtar super-dominant, por Barcelona ka një skuadër të jashtëzakonshme. Messi ka munguar edhe në të kaluarën, por rezultati nuk ka ndryshuar”, ka theksuar ai.

Sporting Gijon dhe Barcelona do të përballen sot nga ora 16:15.

Messi

Temat
BotëSport

Të afërta