Seferi flet sërish për humbjen nga Arslan, ja çka thotë për gjyqtarët (Foto)

Nuri Seferi ka thënë se nuk e ka pritur humbjen nga boksieri Firat Arslan.

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka folur edhe një herë tjetër për meçin e humbur për titullin Evropian WBO në peshën cruiser, kudër boksierit Firat Arslan.

Ai insiston se edhe përkundër paraqitjes së tij shumë të mirë, gjyqtarët nuk menduan njëjtë sikurse ai.

“Miq të dashur, ndeshja ime kundër Firat Arslan përfundoi, por jo në mënyrën që dëshironim të gjithë. Pa marr parasysh se zhvillova ndoshta ndeshjen me të mirë të viteve të fundit, gjyqtaret nuk menduan njëjtë sikurse unë dhe dhanë një vendim që nuk e prisja në fund të ndeshjes”, ka shkruar Seferi në Facebook.

Temat
SportVend

Të afërta