Reagon Mulla Osmani: Tereza i shërbeu Krishterimit, s’është figurë kombëtare

Hoxha Osman Musliu, ka reaguar ndaj disa shkrimeve nëpër portale ku citohet të ketë thënë se Nënë Tereza nuk meriton respekt. Ai përgënjeshtron këto shkrime dhe thotë se ajo meriton respekt sikurse çdo njeri, por sipas tij, Shën Tereza i shërbeu Krishterimit e Vatikanit dhe nuk është figurë kombëtare.

Mulla Osmani deklaron se figura e Nënë Terezës është keqpërdorur politikisht për interesa të caktuara. “Tereza është një humaniste që i ka shërbyer Vatikanit dhe Krishterimit dhe jo figurë kombëtare dhe s’ka nevojë te përdoret për qëllime të tjera”, pohon Osmani, transmeton lajmi.net

Madje ai shton se personaliteti i humanistes dhe nobelistes shqiptare po hiperbolizohet dhe “po na bezdis të gjithëve”.

Ai kërkon që të mos harrohet edhe “Nënë Zahidja e cila ka edukuar një familje që duhet të jetë shembull”.

Postimi i tij i plotë:

Reagim ndaj Insajderit për dezinformim

Une si Mulla Osman nuk kam thënë asnjëherë qe Tereza nuk duhet respektohet. Perkundrazi çdo njeri në këtë botë meriton respekt ngase është krijesë e Zotit.

Ndërsa sa i përket keqperdorimit te figures se saj per politika te interesave te caktuar madje provokimin e neglizhencen e figurave Islame është shumë e vërtetë qe kam folur e do të flas. Tereza është nje humaniste që i ka shërbyer Vatikanit dhe Krishtërimit dhe jo figurë kombëtare dhe ska nevojë te përdoret per qëllime te tjera.

Kështu që Tereza duhet të respektohet por ska nevojë të hiperbollizohet ne atë masë saqë te na bezdis te gjithëve.

E atyre qe e bëjnë këtë do u thosha që mos e harroni edhe Nënë Zahiden ngase ishte ajo qe edukoi një familje që duhet të jetë shembull ne këto kohë krizash…

Shkrimi te cilin e citon Insajderi autor ka Sead Zimerin dhe nuk jane fjalë të mia. Pavarësishtë pajtimin tim apo jo ato jane mendime te një intelektuali që sipas meje meriton respekt edhe nëse nuk pajtohemi me të.

Temat
Opinione

Të afërta